Sondazhi për Tiranën/ Hila: Qeverinë do e vendosin rrethet. Gjekmarkaj: Kryeqyteti do jetë gjuetia e opozitës për pushtetin

Në emisionin Tempora të Sonila Meços në RTV Ora, duke i referuar shifrave të Tiranës publikuar nga Antonio Notto për zgjedhjet e 25 prillit, gazetari Dritan Hila u shpreh se në mënyrën se si janë paraqitur të pavendosurit, duket sikur pavendosshmëria është uniforme në të gjitha qarqet.

Hila: Mendoj se diferencën do ta bëjnë rrethet. Unë them që Tirana nuk do të ketë surpriza, nuk do të kemi kalime me 4 deputetë nga opozita ose te qeveria. Do të kenë 1 më shumë ose më pak. Mua nuk më ngacmon Tirana se diferencën do ta bëjnë rrethet.

Ndërsa analisti Agron Gjekmarkaj u shpreh se Opozita duket në shifra pozitive në Tiranë, ende pa u futur në fushatë dhe pa u ditur lista e Tiranës.

Gjekmarkaj: Opozita më duket në shifra pozitive në Tiranë, ende pa u futur në fushatë dhe pa u ditur lista e Tiranës. Ndoshta opozita do të eksperimentojë edhe hapjen me figura nga shoqëria civile. Tirana ka edhe më shumë të pavendosur dhe këtu mendoj se do të jetë gjuetia, ku do të sulmojë më shumë opozita për të ardhur në pushtet.

Lexo edhe: LIVE/Sondazhi I Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS e LSI, rritet PD. Ja çfarë ndodh në Tiranë

https://youtu.be/eOWA5Kol7qE

EMISIONET