VIDEO/ Përfundojnë punimet në rrugën Shijan-Delvinë, mbështet zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës

VIDEO/ Përfundojnë punimet në rrugën Shijan-Delvinë,

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se kanë përfunduar punimet e rehabilitimit në aksin rrugor Shijan–Delvinë dhe në rrugën lidhëse me fshatin Vergo, duke e sjellë këtë aks në të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërhyrja ndërhyrje ka përmirësuar ndjeshëm qarkullimin, ka krijuar akses më të shpejtë e më të sigurt drejt Delvinës dhe Sarandës.

Investimi pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, duke përmirësuar lidhjet mes komuniteteve dhe duke krijuar kushte më të mira për banorët dhe vizitorët.

Ky segment rrugor fillon në rrethrrotullimin e fshatit Shijan dhe përfundon në qytetin e Delvinës.

EMISIONET