“Tregu ka nevojë për rregullim”/ Vjerdha: Institucionet duhet të vendosin kufij të qartë

Në emisionin “Drejt” në Ora News ishte i ftuar përfaqësuesi i organizatës “Qëndresa Qytetare”, Kolindo Vjerdha, i cili foli mbi situatën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe vështirësitë që po hasin qytetarët për të blerë një banesë.
Gjatë diskutimit, u ngrit shqetësimi se tregu i pronave, pavarësisht zhvillimit të shpejtë në vitet e fundit, po shoqërohet me rritje të çmimeve që e bëjnë gjithnjë e më të vështirë aksesin për individët me të ardhura mesatare.
“Qëndresa Qytetare vlerësohet si një zë i rëndësishëm në mbrojtjen e interesit qytetar në fushën ekonomike dhe në tregun e pasurive të paluajtshme.
….
Në qëndrimin e tij, përfaqësuesi i organizatës u shpreh se problematikat e tregut janë pasqyruar edhe në raporte ndërkombëtare, të cilat tregojnë se fuqia blerëse e qytetarëve për të siguruar një pronë është në rënie, për shkak të kushteve ekonomike dhe rritjes së çmimeve.”-tha Vjerdha.
Ai shtoi se çdo treg ka nevojë për rregullim dhe balancim, veçanërisht tregu i pasurive të paluajtshme, i cili ka pasur zhvillim të shpejtë vitet e fundit. Sipas tij, gjatë këtij zhvillimi janë shfaqur problematika që kërkojnë ndërhyrje nga aktorët përkatës dhe institucionet shtetërore, me qëllim vendosjen e rregullave dhe kufijve të qartë në funksion të një tregu më të drejtë dhe transparent.


