“E kupton vetë kush është”/ Fizioterapisti Klajv Demi surprizon me përshëndetje romantike në "Ora e Botërorit"
Fizioterapisti Klajv Demi ishte i ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, ku u bë pjesë e një momenti të veçantë që tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë transmetimit.
Gjatë bisedës në studio, ai kërkoi të përshëndeste dy persona që, sipas tij, e ndjekin rregullisht në çdo dalje televizive.
“Dua një përshëndetje për dy shikuese që nuk lodhen duke më parë. E para është nëna ime që më ndjek nga fillimi deri në fund. E dyta është një zonjushë që edhe pse e lodhur nga puna, qëndron deri vonë duke më ndjekur,” u shpreh ai në studio.
Kur u pyet për identitetin e vajzës, ai nuk pranoi ta zbulonte emrin.
“Nuk ia them dot emrin, por e kupton vetë,” u dëgjua në studio.
Momenti u shoqërua me reagime dhe të qeshura nga të pranishmit, ndërsa drejtuesit e emisionit përshëndetën të dyja personat e përmendur, duke e konsideruar një gjest të thjeshtë, por të veçantë.


