Skandali në tregun imobiliar/ Muçollari: Paratë nuk shpërndahen, por përqendrohen në pak duar

Skandali në tregun imobiliar/ Muçollari: Paratë nuk

Në emisionin “Drejt” në Ora News, është diskutuar situata e tregut të pasurive të paluajtshme dhe ndikimi i tij në ekonominë shqiptare, me fokus te mënyra se si qarkullojnë dhe shpërndahen të ardhurat në sektorin e ndërtimit dhe turizmit.

I ftuar në studio, përfaqësuesi politik Grigels Muçollari, ka folur për nevojën e rikthimit të tregut në një balancë reale mes kërkesës dhe ofertës, duke ngritur shqetësime për elementë spekulativë në ekonomi.

“Qasja jonë nuk lidhet thjesht me politika sociale, por me vendosjen e tregut në shina reale, ku kërkesa dhe oferta përputhen. Sot tregu imobiliar nuk është i bazuar në realitetin ekonomik, por në elementë spekulativë.”-tha ai.

Ai ka shtuar se, sipas tij, problematikë mbetet mënyra se si menaxhohen të ardhurat që hyjnë në sektorët kryesorë të ekonomisë, duke theksuar se ato nuk shpërndahen në mënyrë të gjerë në zinxhirin ekonomik.

“Paratë që hyjnë në ndërtim dhe turizëm nuk po shpërndahen në gjithë ekonominë. Qëllimi duhet të jetë një ekonomi ku të ardhurat qarkullojnë dhe krijojnë zhvillim të qëndrueshëm, jo përqendrim dhe spekulim.”-shtoi Muçollari

Në analizën e tij, Muçollari është ndalur edhe te konceptet e ekonomisë së tregut, duke përmendur nevojën për një model më të qëndrueshëm ekonomik, ku spekulimi të mos jetë dominues, por një fenomen i kufizuar.

 

EMISIONET