Denisa Krasniqi rrëfen pasionin për arkitekturën dhe dashurinë për futbollin: Jam tifoze e zjarrtë e Portugalisë!

E ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora News”, arkitektja Denisa Krasniqi foli për rrugëtimin e saj profesional, pasionet jashtë profesionit dhe emocionet që sjell kompeticioni më i madh i futbollit në botë.

Krasniqi tregoi se arkitektura mbetet profesioni i saj kryesor dhe zgjedhja që e ka shoqëruar gjithmonë, ndërsa angazhimet e tjera i konsideron pasione dhe eksperimente në fusha të ndryshme.

“Profesioni im është arkitekte, kështu që arkitektura mbetet gjithnjë profesioni dhe zgjedhja ime, pastaj çdo zgjedhje tjetër është pasion”, u shpreh ajo.

Gjatë bisedës, ajo ndau edhe emocionet e saj për Kupën e Botës, duke zbuluar se mbështet me shumë entuziazëm kombëtaren e Portugalisë dhe yllin e saj, Cristiano Ronaldo.

“Unë mbetem gjithnjë fanse e Portugalisë, si fanse e zjarrtë e Cristiano Ronaldos gjithmonë”, tha Krasniqi.

Ajo theksoi se ky Botëror po sjell shumë emocione, me ndeshje dinamike dhe surpriza, duke e bërë të vështirë parashikimin e ekipit që do të ngrejë trofeun.

Denisa Krasniqi tregoi gjithashtu se sporti ka qenë gjithmonë pjesë e familjes së saj, duke ndikuar në lidhjen dhe pasionin që ajo ka për futbollin. Ajo vlerësoi atmosferën e këtij Botërori, ku sipas saj gjithçka mbetet ende e hapur për një fitues surprizë.

Denisa Krasniqi: Kënaqësia është e imja, faleminderit për ftesën. Folësi 3: Një nga ato vajza që ka punuar shumë dhe ka eksperimentuar në fusha të ndryshme. Profesioni im është arkitekte, kështu që arkitektura mbetet gjithnjë profesioni dhe zgjedhja ime, pastaj çdo zgjedhje tjetër është pasion. Po, është fiks në qendër.

Realisht unë mbetem gjithnjë fanse e Portugalisë, si fanse e zjarrtë e Cristiano Ronaldos gjithmonë, por që shoh një botëror shumë të zjarrtë, shumë dinamik, kështu që besoj do mbetet ende surprizë ekipi fitues. Është e vërtetë, në familjen time sporti ka qenë gjithmonë prezent, kështu që jam rritur.

EMISIONET