Tenderat e rrugëve, fitojnë më të shtrenjtët, Fier-Vlorë me kosto shtesë prej 2.1 milion euro

Në të njëjtën javë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tre fitues në prokurime të ndryshme por në të gjithë këto raste shihet e njëjta problematikë.

Skualifikohen ofertat me çmimin më të ulët, dhe fitojnë kompanitë që kanë çmimin më të shtrenjtë.

Në rastin e mirëmbajtjes së rrugës së vjetër Fier-Vlorë, diferenca në çmim, pra që mund ti ishte kursyer buxhetit ishte rreth 2.1 milionë euro.

Ndërkaq në mirëmbajtje me performancë të segmenteve rrugore Fier-Shegan-Divjakë dhe Grabian-Strume-Qafë fondi limit i vënë në dispozicion është 114 milion e katër qind mijë lekë.

Sa i përket kompanisë CURRI, sipas dokumenteve e ka paraqitur gabimisht vlerën, ndërsa fitues është BE-IS shpk dhe ERGI me 89.7 milionë lekë.

Por ajo që vihet re është se subjektet SHKËLQIMI dhe BESTA kanë kërkuar të paktën 4 milionë lekë më pak, por pa asnjë argument nuk janë shpallur fitues.

“SHKELQIMI 07"  85,8 milionë lekë

“CURRI”  46 milione lekë

 “ZDRAVO” 92,2 milione lekë

“BESTA” 85,2 milione lekë

“BE - IS SH.P.K & ERGI” 89.7 milione lekë

E njëjta situatë me ARRSH është dhe për rehabilitimin e rrugës së ish-repartit ushtarak për në aeroportin e Rinasit ku fitues rezulton të jetë BAMI. Në prokurimin me fond limit 33.3 milionë lekë kanë marrë pjesë 4 kompani.

 “A.L-ASFALT”31.991.100

“BAMI”32,873,500.

 “PEPA GROUP” & “NIKA” 27,062,228.48

“S.M.O.UNION” & “ZENIT&CO” J66902042Q & K61731002D 26,546,350.00

Por tre prej tyre dhe që kanë çmimin më të lirë janë përjashtuar nga gara. Argument ka qenë për personelin mbështetës për të cilin thuhet se garuesit i kanë në punime të tjera, teksa për subjektin e tretë shtohet edhe deklarimi dhe numri i inxhinerëve.

Si pasojë fitues ka mbetur BAMI me ofertën e dhënë 5 milionë lekë më të lartë se oferta më e mirë.

Por ajo çfarë të bën përshtypje është edhe parashikimi i kursit të këmbimit ku një euro këmbehet me 123.72 lekë. Një vendim që vjen në momentin kur vlera e euros ka rënë ndjeshëm.

EMISIONET