Spanjollët në Ksamil/ Dhjetëra turistë nga Spanja zgjedhin Shqipërinë për pushime
Çdo vit e më shumë vendi ynë po thith turistë nga vende të ndryshme të botës! Spanjollët duket se janë dashuruar me Ksamilin. Dhjetëra qytetarë nga Spanja kanë zgjedhur qytezën në jug të Shqipërisë për të kaluar pushimet në këtë fillim sezon!
Gjithnjë e më shumë të rinjtë spanjoll po zgjedhin bregdetin shqiptar, për të pushuar.
Ksamili është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të qytetareve nga Spanja.
Dhe arsyeja janë çmimet. Për iberikët çmimet në qytezën jugore janë ekonomike.
“Ushqimi është shumë i mirë. Koha dhe temperaturat janë perfekte dhe këtu jemi shumë të kënaqur. Mua më duket çdo gjë shumë ekonomike. Çdo gjë me çmime shumë të arsyeshme, shërbimet dhe gjithçka në përgjithësi është shumë në rregull”, thotë një turist.
Krahasuar me vendin e tyre thonë ata gjithëçka që ju serviret në Shqipëri kushton më pak.
“Kemi ardhur këtu në Ksamil sepse na u duk një destinacion ekonomik. Na pëlqen plazhi, dielli, uji është i mrekullueshëm. Do rrimë një javë këtu dhe po e shikojmë. I gjithë udhëtimi na ka kushtuar diku tek 700 – 800 euro duke përfshirë biletat e avionit dhe të gjitha shpenzimet këtu në ishull”, shprehet turistja.
Edhe pse cmimet janë arsyeja kryesore përse Ksamili josh të huajit, moti, deti dhe ushqimi janë arsye të tjera përse spanjollët duan Ksamilin.
Ksamili i konsideruar si një nga destinacionet më të kushtueshmë në Shqipëri, këtë fillim sezoni duket i lirë për xhepat e të huajëve.