Xhihani: Brazili nuk ishte favorit për titull, por duhej të shkonte më larg në Botëror!
I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora News”, trajneri i futbollit Andi Xhihani komentoi surprizat e Kupës së Botës dhe eliminimet e skuadrave të mëdha, duke u ndalur te Brazili dhe përballja me Norvegjinë.
Xhihani u shpreh se nuk e shihte Brazilin si kampion të mundshëm të Botërorit, por sipas tij, skuadra amerikano-latine kishte potencialin për të avancuar më shumë në kompeticion.
“Nuk mendoja që Brazili do të ishte kampion bote, jam i vetëdijshëm për këtë, por ndoshta do të kishte ecur më përpara”, tha ai.
Sipas trajnerit, emri i Brazilit, stafi teknik dhe prania e një trajneri si Carlo Ancelotti krijonin pritshmëri të mëdha, por futbolli u tregua i pamëshirshëm.
“Ka humbur penallti, ka humbur raste dhe futbolli të dënon. Është ligji i pashkruar: po nuk shënove, do e pësosh”, u shpreh Xhihani.
Ai vlerësoi edhe paraqitjen e Norvegjisë, duke theksuar rolin vendimtar të sulmuesit Erling Haaland, i cili sipas tij është ndër lojtarët më të mirë në botë.
“Norvegjia ka një Erling Haaland, që për mua është ndër sulmuesit më të mirë në botë sot, bashkë me Harry Kane. Ai e zgjidhi ndeshjen dhe kaloi skuadrën më tej”, përfundoi Xhihani.
Andi Xhihani: Nuk mendoja që Brazili do jetë kampion bote, jam i vetëdijshëm për këtë pjesë. : Por ndoshta do të kishte ecur më para Por shpresoja që Norvegjinë duhet ta kalonte. Me emrin që ka, me stafin që ka dhe me trajnerin Carlo Ancelotti. Por ka humbur penallti, ka humbur raste dhe futbolli të dënon.
Është ligji i pashkruar i futbollit kur i thonë, po nuk shënove do e pësosh Pastaj Norvegjia ka një Erling Haaland, që për mua është ndër sulmuesit më të mirë në botë sot për sot bashkë me Harry Kane. Kështu që e ka zgjidhur ndeshjen Haaland dhe kaloi për më tej.

