"Daily Mail": Rreth 30-mijë shqiptarë kanë shkuar në Britaninë e Madhe nëpërmjet "La Manshit" gjatë 2023

"Daily Mail": Rreth 30-mijë shqiptarë kanë shkuar

Shifrat tregojnë sa shqiptarë kanë kaluar me gomone.

Më shumë se 29,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin e La Manshit me mjete të vogla lundruese deri më tani këtë vit, shkruan Daily Mail që thekson se kjo është shifra e dytë më e lartë vjetore.

Sipas tabloidit britanik një total prej 29,090 njerëz kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm në 585 gomone, mesatarisht 50 njerëz të grumbulluar në secilën anije të vogël.

"Daily Mail": Rreth 30-mijë shqiptarë kanë shkuar

Shifrat e bërë publike sot tregojnë se shtetasit turq tashme përbëjnë më shumë se një në 10 emigrantë që shkojnë në Britani, ndërsa shqiptarët përfaqësojnë 3% krahasuar me gati një të tretën vitin e kaluar.

"Daily Mail": Rreth 30-mijë shqiptarë kanë shkuar

Afganët përbëjnë grupin më të madh të të ardhurve nga 1 janari deri më 29 nëntor 2023 – 20% e totalit – e njëjta përqindje si për të gjithë vitin 2022.

Grupi tjetër më i madh janë iranianët me 12%, pak më pak nga 13% e vitit të fundit.

"Daily Mail": Rreth 30-mijë shqiptarë kanë shkuar

Shifrat u shfaqën sot ndërsa James Cleverly nënshkroi një traktat të ri me Ruandën  në një përpjekje për të ringjallur një skemë për të dëbuar emigrantët e Kanalit në vendin e Afrikës Lindore.

"Daily Mail": Rreth 30-mijë shqiptarë kanë shkuar

"Shqiptarët përfaqësojnë 3% të shifrës së këtij viti, krahasuar me 28% vitin e kaluar, sipas të dhënave provizore.

"Daily Mail": Rreth 30-mijë shqiptarë kanë shkuar

Por përqindja e atyre që janë turq është rritur nga 2% në 2022 në 11% deri më tani këtë vit", shkruan ndër të tjera Daily Mail.

EMISIONET