574 MLN LEKË shpenzon Veliaj për ndërtimin e një qendre që ekziston

574 MLN LEKË shpenzon Veliaj për ndërtimin e një qendre

Çdo tender i Bashkisë Tiranës është nga një bashkëpunim i Veliajt me biznesmen që pasurohen me taksat tona.

Ndërsa po mbyll tenderët për rrugë dhe parqe, që në fakt shkatërrohen pas disa muajve, kryebashkiaku po merret tani me fasadat e ndërtesave.

Në tenderin e fundit të publikuar në APP, Bashkia Tiranë tregon se do të shpenzojë 574 milionë lekë “Për ndërtimin e qendrës TEN”.

574 MLN LEKË shpenzon Veliaj për ndërtimin e një qendre

Nëse vërtet do të ndërtohej nga e para një qendër multifunksionale, këto shpenzime mund të justifikoheshin. Por, sikur shohim nga të dhënat më poshtë, të publikuara nga vetë Bashkia Tiranë, qendra TEN është ekzistente që në vitin 2010.

Madje, edhe pse është në gjendje jo të mirë aty kryhen aktivitet të ndryshme.

Dhe në fakt kjo është ajo që duhej të bënte Veliaj që ku mori mandatin e dytë, të bënte restaurim të kësaj qendër. Por, ajo më shumë përdoret nga të huajt që vijnë për projekte në Shqipëri, dhe për aq kohë sa ata paguajnë për “qiranë” e zyrave që marrin përkohësisht, Veliaj nuk e ka "vënë ujin në zjarr" fare.

Tani që reklamat për propagandë i duhen më shumë se kurrë, kryebashkiaku lëshon dorën dhe do të shpenzojë gjysmë miliardi lekë, për të suvatuar dhe lyer muret e kësaj qendër. Pasi, për kaq restaurim ka nevojë.

Kaq para i ka kërkuar mikja e tij Violeta Pepa. Sikur shihet në dokumente këtë tende e ka fituar firma “PEPA GROUP GROUP” shpk me administratore dhe aksionere Violeta Pepën. Në fakt 11 firma të tjera kanë paraqitur oferta më të lira.

Por, Veliaj i ka skualifikuar dhe ia ka dhuruar këtë kontratë të shtrenjtë Pepës. Një prej këtyre rasteve është denoncuar në media. /Burimi: Joq Albania

erion veliaj veliaj

EMISIONET