Rruga “Eshref Duka” si në mesjetë, qytetari: Ngelëm duke rregulluar makinën, ku shkojnë taksat tona?

Rruga “Eshref Duka” si në mesjetë, qytetari: Ngelëm

Lagjet në brendësi të Tiranës vijojnë të jenë një burim problematikash të shumta për banorët.

Së fundmi në redaksinë e JOQ ka mbërritur një denoncim, ku rruga është shndërruar në pellgje, që i shkatërrojnë makinat, si dhe ja bëjnë shumë të vështirë kalimtarëve.

Bëhet fjalë për rrugën “Eshref Duka” në lagjen “Jordan Misja”.

Siç duket në videon e dërguar nga qytetari, ky segment është tërësisht i shkatërruar dhe kalimi me makinë është sfidë më vete.

Në denoncimin e tij ai shkruan se është detyruar të rregullojë shumë herë makinën për shkak të dëmtimeve që i shkakton kalimi i përditshëm në këtë rrugë.

DENONCIMI I QYTETARIT  

“Përshëndetje JOQ! Shikoni pak lagjen “Jordan Misja”, rruga “Eshref Duka”. Ngelëm duke rregulluar makinën çdo javë. Ndodhemi në mes të Tiranës, 10 minuta nga Bulevardi i Ri. Ku shkojnë taksat tona?”

EMISIONET