Tatimet po shqyrtojnë nëse duhet rikthyer penaliteti 10% për mospagimin e kësteve të tatimfitimit

Tatimet po shqyrtojnë nëse duhet rikthyer penaliteti 10% për

Nga 1 janari 2023, bizneset nuk paguajnë penalitet 10% për mospagimin në afat të kësteve tremujore të tatim fitimit, një masë që u mos kjo si një lehtësi për bizneset.

Në bazë të një ndryshimi për ligjin e procedurave tatimore  “Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi dhe vetëpunësimi, sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi të ardhurat, dënohet me gjobë në masën 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike.

Burime nga Drejtoria e Tatimeve bënë të ditur për Monitor se administrata po shqyrton nëse duhet të rikthejë sërish penalitetin prej 10%. Ky rishikim lidhet me faktin se është konstatuar një rënie e të ardhurave nga tatim fitimi, që nuk vlerësohet se është në lidhje me situatën reale të bizneseve, duke gjykuar nga ecuria e shitjeve dhe të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, për 6 mujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga tatim fitim ishin 31 miliardë lekë, me një rënie prej 6.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 2.2 miliardë lekë më pak. Për të njëjtën periudhë, të ardhurat neto nga TVSH u rritën me 10.6%, duke arritur në 120.7 miliardë lekë (+11.6 miliardë lekë), që tregon për ecuri të mirë të shitjeve dhe përmirësim të konsumit.

Edhe të ardhurat nga sigurimet, u rritën me 13.3%, duke arritur në 99.6 miliardë lekë (+11.7 miliardë lekë), i nxitur nga rritja e pagës minimale e maksimale, por dhe të pagës mesatare në vend, e ndikuar dhe nga aksionet për formalizimin e tregut të punës. Tatimet pohojnë se reagimi i bizneseve ndaj kërkesës për formalizim, deri tani ka qenë pozitiv.

Gjithsesi, heqja e penalitetit prej 10% për tatim fitimin duket se ka nxitur subjektet që të mos nxitojnë të paguajnë këstet e këtij detyrimi dhe të ruajnë likuiditetet.

Si rrjedhojë, tatimet po bëjnë një analizë të situatës dhe deri në shtator do të vendosin se çfarë mase do të marrin. Ndonëse synimi nuk është penaliteti, aktualisht tatimet nuk kanë mjet tjetër për ti nxitur subjektet të paguajnë, përveçse ti marrin në telefon.

Ndonëse biznesi do të detyrohet të paguajë tatim fitimin në fund të vitit, shuma e lartë vjetore mund ta vërë atë nën presion që të tentojë të gjejë forma për të paguar sa më pak.

Të ardhurat u rritën me 12% për 6 mujorin

Sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave, të ardhurat buxhetore për periudhën janar-maj arritën në 410.6 miliardë lekë, me një rritje prej 44.6 miliardë lekë me bazë vjetore. Nga kjo shtesë, rreth 17.8 miliardë lekë ka ardhur nga tatimet e doganat (TVSH tatimi mbi të ardhurat personale), 11.7 miliardë lekë nga fondet speciale (sigurimet shoqërore e shëndetësore.

Gjatë këtij viti, ndikim të fortë në të ardhurat buxhetore po japin taksa lokale, të ndikuara nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, që jepet për lejet e ndërtimit. Ky zë u dyfishua për 6 mujorin, duke sjellë në buxhet 28.9 miliardë lekë, ose 14.5 miliardë lekë më shumë (duke kontribuar në gati një të tretën e shtesës së të ardhurave totale në buxhet), një tregues për sipërfaqen e lartë të lejeve që po jepen për ndërtim. Të ardhurat jo tatimore kishin kontribut negativ me -1.4 miliardë lekë (shiko tabelën)./Monitor.al

EMISIONET