Qytetari i Tiranës ka 7 vite që i shkruan t’i rregullojë rrugën/ Prova që Erion Veliaj është mashtrues kronik!

Qytetari i Tiranës ka 7 vite që i shkruan t’i rregullojë

Teksa kërkon me dëshpërim mandatin e tretë në bashkinë e Tiranës për të pasur sa më shumë tendera në dorë dhe jo vetëm, prej kohësh Lali Eri e ka vërtetuar… se siç thonë edhe vetë “tironsit” të cilët ai pavarësisht se është nga Tërpani i Beratit i citon shpesh…“është një “dallavere”.

Kryetari i bashkisë së Tiranës këto vite në krye të Tiranës është përpjekur vetëm t’i bëjë makijazh Tiranës dhe jo të rregullojë problemet e mëdha që hasin banorët në brendësi të lagjeve dhe fshatrat në periferi të Tiranës.

Nuk është aspak çudi që në ditët e fundit të hasni në rrugë dhjetëra punëtorë dhe shumë kamionë të mbushur me asfalt elektoral, duke “stukuar” rrugët ekzistuese kryesore dhe duke vënë vija të bardha, që Lali Eri në foltoren e fushatës të krenohet me këtë pamje të kuruar, që do të prishet me shirat e parë dimrit.

Për ta vërtetuar citatin e “dallaveres së Tironës” ka prova në çdo cep, por sot po ju sjellim një të shpalosur nga vetë qytetarët e kryeqytetit. Një banor ka rrëfyer bisedën e 7 viteve më parë me kryetarin e bashkisë në lidhje me një rrugë të dërrmuar dhe të shndërruar në burim pisllëku e sëmundjesh në lagjen 5 Maji.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Banori i kësaj zone, që prej vitesh përballet me “zhulin” e rrugës poshtë banesës së tij, i ka shkruar Lali Erit në vitin 2016. Ky i fundit, me një mesazh automatik i ka premtuar se do të përgjigjet kur të gjejë kohën, por momentin nuk e gjeti as në vitin 2020 kur banori i rishkroi për rrugën e prishur, e as pas 7 vitesh deri më sot në 2023.

Banori ka sjellë një video në redaksinë e JOQ, ku tregon gjendjen e mjerueshme të rrugës dhe faktin që prej kaq shumë vitesh, kjo lagje është lënë në harresë.

Mjafton vetëm kjo video për të vërtetuar se kryetari i bashkisë është një gënjeshtar kronik dhe shtron asfalte elektorale vetëm në prag zgjedhjesh.

Qytetari i Tiranës ka 7 vite që i shkruan t’i rregullojë

I gjithë segmenti i vizuar me ngjyrë të kuqe është në gjendje të mjerueshme.

EMISIONET