Organizata ndërkombëtare të mediave: Kallëzimet e Veliajt, rrezik për jetën e gazetarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Gazetarëve Europianë, një nga shoqatat më të mëdha të gazetarëve në Europë, ka dënuar sulmin publik që kryebashkiaku i Tiranës  Erjon Veliaj u bëri dy personave, që sipas tij qëndrojnë pas profileve të Lolitës dhe JOQ në Facebook, duke e konsideruar një “sjellje të rrezikshme".

Ricardo Gutierres shprehet i indinjuar për përmendjen që u bëri Veliaj disa personave që administrojnë këto profile, duke i kërcënuar me arrestime nga policia për shkak të kritikave që ka marrë përmes meme-dhe mesazheve në rrjetet sociale.

Veliaj i quajti gjobëvënës dy administratorët e profileve në rrjetet sociale dhe i kërcënoi me kallëzime penale në prokurori, ndërsa prezantoi projektin për linjën e shpejtë të autobusëve.

REAGIMI I PLOTË I GUTIERRES

Jam i indinjuar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që zbuloi identitetin e administratorëve të faqeve satirike shqiptare në Facebook, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, ndonëse jo gazetareske, ndihmojnë për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet me anë të humorit (ju pëlqen apo jo).

Z. Veliaj publikoi emra dhe informacione shumë private familjare të këtyre personave, duke pretenduar se i kishte “identifikuar” duke i vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fizik. Vetëm pak orë më pare, ai i përmendi sërish dhe tha se policia po shkonte drejt tyre, duke lënë të kuptohet se mund të arrestoheshin.

I kujtoj zotit Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në ambientet e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë.

Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Shpresoj që kryeministri Edi Rama të sigurojë që kjo sjellje e rrezikshme të ndalet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo të kërcënojnë dhe frikësojnë zërat kundërshtues.

Organizata ndërkombëtare të mediave: Kallëzimet e Veliajt,
REAGIMI I PLOTË I GUTIERRES

EMISIONET