Kur të gjithë ishin të sigurt se Donald Trump do të fitonte në shtetin e Pensilvanisë, numërimi gjatë orëve të natës ka sjellë  një ndryshim të rezultatit.

Presidenti Trump kishte një diferencë prej më shumë se 130 mijë votash kur duheshin edhe 850 mijë vota për t’u numëruar, ndërsa tashmë që kanë mbetur edhe 349 mijë vota për numërim, diferenca mes Trump dhe Biden është vetëm 22.389 vota.

Nëse Biden fiton edhe një shtet nga 5 të mbetur, ai do të ishte zyrtarisht fitues i zgjedhjeve dhe Presidenti i 46-të i SHBA.