Dokumentari i jetës së saj
Në shkurt të 2013-ës, këngëtarja Beyonce do të shfaq dokumentarin mbi jetën e saj ,i cili përfshinë shumë gjëra që deri tani nuk kemi arritur ti shohim tek ajo.
Gjatë kohës kur ajo kishte qenë shtatzënë me vajzën, Blue Ivy, Beyonce kishte fotografuar barkun e saj në të gjitha fazat e shtatzanisë dhe këto pamje intime i ka përfshirë në filmin e ri për jetën e saj, projekt të cilin ajo ende nuk e ka emëruar.
"Unë gjithmonë ndeshem me atë se sa duhet të zbulojë nga jeta ime. Nëse unë ndihem e frikësuar do ta publikojë këtë gjë", ka thënë këngëtarja duke treguar se si ka arritur ti mposhtë mendimet se duhe të mbajë jetën e saj sa më larg syrit të publikut.
Në këtë dokumentar, Beyonce shfaqet edhe në momente kur gjendet në tualet, kur është pa grim kur është në gjirin e ngushtë familjarë e shumë detaje të tjera për jetën e saj.
Ylli i "Broken Hearted" pas lindjës së vajzës është shkëputur për një kohë nga karriera muzikore ndërkohë, viti 2013 do të jetë vit në të cilin ajo do të kthehet furishëm në skenën muzikore e projekte të reja.
