“Do të rikthejmë investitorët europianë”, Basha bisedë me komisionerin Hahn: Do të ngremë Agjensinë Kombëtare kundër Korrupsionit

“Do të rikthejmë investitorët europianë”, Basha

Gjatë një bisede me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe administratën Johannes Hahn,  Lulzim Basha,   ka garantuar se me PD-në në pushtet, s’do ketë asnjë pengesë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Administratën, Johannes Hahn, i cili me herët ka qenë përgjegjës për procesin e zgjerimit.

Kryedemokrati e ka njohur komisionerin Hahn me planin e PD për të përmbushur kushtet për të zhbllokuar procesin e integrimit, për luftën kundër krimit e korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe rindërtimin.

 “Shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Mbështetja mbetet në nivele rekord që Shqipëria të jetë pjesë e bashkimit Evropian. Dhe shqiptarët e kanë kuptuar që ngecja në këto 8 vitet e fundit në procesin e integrimit evropian i ka dëmtuar ata, ka dëmtuar mundësitë e tyre, ka dëmtuar shtetin ligjor, barazinë para ligjit, ka dëmtuar konkurrencën dhe si rezultat ka dëmtuar të gjitha ato aspekte që sjellin punë dhe prosperitet sepse imazhi ynë është keqësuar. Investimet evropiane janë ulur. Në 8 vitet e fundit nuk ka investime strategjike nga vendet e BE-së ose nga zona euro-atlantike” .

Komisioneri, Johannes Hahn, ka theksuar se sundimi i ligjit është çështja më e rëndësishme për një vend që kërkon të bëhet anëtar i BE-së.

Hahn ka vlerësuar rolin e opozitës në reformën në drejtësi duke theksuar se për hir të interesave kombëtare ofroj kompromis edhe pse kishte mangësi.

"Unë vetëm nund ti konfirmoj ato çfarë the Luli përsa i përket rëndësisë së sundimit të ligjit  dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Jam i sigurt që një vend si Shqipëria që ka bërë shumë përpjekje dhe mbaj mend mirë se kjo është bërë e mundur vetëm  falë angazhimit  tuaj. Ishte rasti kur për hir të interesave kombëtare ju si opozitë bëtë kompromis me qeverinë dhe sigurisht toleruat disa mangësi me qëllim që  të realizohej reforma dhe kjo ishte e jashtëzakonshme. Dhe e them sërisht e sërisht se kjo për Ballkanin Perëndimor është e pazakontë.Në rast se një qeveri e re shqiptare do të jetë shumë e angazhuar ky do të ketë një impakt të kosiderueshëm. Unë mund t'ju mbështes në të gjitha përpjekjet tuaja dhe mund t'ju konfirmoj se kjo është shumë e rëndësishme.” 

Për liderin e opozitës Lulzim Basha, integrimi në Bashkimin Europian do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e shqiptarëve, do të ndryshojë ekonominë e tyre, të ardhmen e tyre.

Prandaj,  për të sjellë ndryshimin e vërtetë për njerëzit, ne duhet të përparojmë në rrugën e sigurtë të integrimit europian.

Një nga mekanizmat kryesore sipas Bashës është implementimi i shpejtë i reformës në drejtësi.

“Shqiptarët e kuptojnë që afrimi me Evropën do të thotë përmirësimi i jetës së tyre. Përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës, përmirësimi i mundësive përmes më shumë vendeve të punës që do të vijnë përmes më shumë investimeve dhe sundimit të ligjit. Dhe kjo është arsyeja pse është e një rëndësie të madhe që reforma në drejtësi që ka filluar në 2016 gjithashtu të përshpejtohet, të zbatohet plotësisht.  Me ne nuk do nuk do të ketë asnjë pengesë nga parlamenti i ardhshëm dhe ekzekutivi i ardhshëm  në  zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha e njohu komisionerin Hahn dhe me planin e tij për përshpejtimin dhe përfundimin e procesit te rindërtimit dhe thithjen sa më shpejt fondet e akorduar nga BE ne mënyrë transparente.

E këtu zoti Basha e vuri theksin tek dy nga prioritetet më të rëndësishme të lidhura pazgjidhshmërisht me procesin e integrimit europian: lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

Vendi Lajme lulzim basha Politikë BE Aktualitet programi johannes hahn agjensia kundër korrupsionit

EMISIONET