Covid-19/ Rakipi: Rreziku shumë i madh, Shqipëria duhet të mbyllet

Covid-19/ Rakipi: Rreziku shumë i madh, Shqipëria duhet të

Gjatë intervistës së tij për RTV Ora, analisti Ylli Rakipi foli edhe mbi situatën e pandemisë në vend.

Ai kërkoi një mbyllje të dytë për vendin pasi sipas tij, rreziku është shumë i madh.

Ylli Rakipi: “Në shkurt-mars të këtij viti, ky kryeministër na u shpall si babai ynë. Na tregonte ç’të bënim, na tregonte si të lanim duart, na thoshte “Edi Rama jam”, na sillej si kryefamiljar. Na pushtoi ditë edhe natë. Nuk merrnim dot frymë se kudo na dilte Edi Rama. E mbylli vendin, e kyçi vendin kur kishte 2-3 të vdekur. Tani për shembull, sot ishin 16 a 18 të intubuar, një shifër katastrofale.

Ky nxjerr ndërkohë në media një drejtor urgjence, një arrogant, rrugaç që del e flet në mënyrën më të çuditshme në botë. Sikur shqiptarët i kanë borxh këtij drejtorit të Urgjencës.  Nxjerr këtë kategori njerëzish që bërtasin.

Shqipëria është në atë gjendje që mund të mbyllet dhe duhet të mbyllet. Sepse rreziku është shumë madh. Covid 4, thotë ai. Çfarë është Covid 4? Me çfarë pajisjesh, me çfarë personelesh mjekësore?

Forbesit i ka dhënë lekët, e ka paguar. Kaq është historia e Forbes”.

Kujtojmë se sot, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 835 infektime të reja në 24 orët e fundit dhe 12 viktima. Ndërkohë nga nisja e pandemisë në vend, 39.014 qytetarë janë infektuar, ndërsa 822 kanë humbur jetën.

Lexo edhe:

Situatë e ngarkuar në spitale/ 12 viktima dhe 832 raste të reja në 24 orët e fundit

Vendi Lajme rtv ora intervista Politikë Lajmi i fundit ylli rakipi Aktualitet covid 19 beti njuma lockdown

EMISIONET