All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Conte : Sezon i jashtëzakonshëm. E ardhmja ? Nuk e di

Conte : Sezon i jashtëzakonshëm. E ardhmja ? Nuk e di

Antonio Conte ka lënë gjurmë te Juventus si futbollist, por tani edhe si trajner. Italiani solli titullin e tretë radhazi te bardhezinjte , të 30-in në historinë e klubi bardhezi. Por, jo vetëm kaq.

All - Paragraf - 3

Me Conten, 'Zonja e Vjetër' regjistroi një rekord në futbollin italian. Pas fitores ndaj Romës, Juve arriti në kuotën e 99 pikëve, dy më shumë se rekordi më i mirë, të cilin e mbante Interi i sezonit 2006-07 (97 pikë).

"Kemi arsye të festojmë shumë, pasi ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm", deklaroi Conte për Sky Sport Italia.

"Ne thyem rekordin e Interit të Roberto Mancinit në Serie A dhe besoj se do të jetë mjaft e vështirë të arrihet. Mundëm rivalët direkt në shtëpinë e tyre, gjithashtu edhe ekipin e shkëlqyer të Romës, i cili na ndoqi tërë sezonin. Vetëm një Juventus i madh mund të ruajë këtë ritëm dhe ne jemi krenarë që e arritëm këtë gjë", përfundoi ai.

Me gjithë fitoret dhe titullin e tretë kampionë n sirtar Konte duket se ende nuk është I qartë për të ardhmen e tij.

All - Paragraf - 8

"Juventusi vjen nga një cikël fitues prej tre sezoneve rradhazi, dhe në këto vite ka arritur diçka historike dhe të jashtëzakonshme. Jam krenar që jam trajneri I kësaj skuadre.

Tifozët dëshirojnë që ne të fitojmë Champions League por unë nuk mund tju premtoj asgjë pasi në këtë moment është shumë e vështirë ta përmirësosh këtë skuadër" - përfundoi intervistën Antonio Konte.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET