Vret kolegun e punës në fabrikën ku pastronin, arrestohet shqiptari në SHBA

Vret kolegun e punës në fabrikën ku pastronin, arrestohet
Astrit Bushi (majtas) dhe Gregory Robertson (djathtas)

Një 48-vjeçar shqiptar i identifikuar si Astrit Bushi është arrestuar nga policia në Oakland për vrasjen e kolegut të tij të punës.

Punonjësi i shërbimit të pastrimit po mbahet në burgun e Oakland County për shkak të sulmit për vdekje ndaj kolegut të tij, 49-vjeçarit Gregory Robertson, në fabrikën e montimit të General Motors në Orion Township .

Të dy punonin për një shërbim pastrimi që ishte ishte kontraktuar nga GM, nuk ishin punonjës të tij.

Ngjarja ndodhi të enjten në orën 1:37 të mëngjesit. Zyrtarët thanë se e gjetën Bushin duke qëndruar në një zonë pranë fabrikës.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, Robertson ishte pa ndjenja dhe kishte gjakderdhje. Autoritetet e shpallën të vdekur në vendngjarje.

Robertson punonte në fabrikë prej shtatë muajsh, sipas zyrtarëve, ndërsa është e paqartë se prej sa kohësh ishte i punësuar 48-vjeçari shqiptar në fabrikë.

Magjistratja e Gjykatës së Qarkut, Karen Liddle caktoi një konferencë të mundshme për shkaqet në 23 gusht përpara gjyqtarit të rrethit dhe një datë shqyrtimi paraprak për 30 gusht.

Bushi, nëpërmjet një përkthyesi, kërkoi një avokat të caktuar nga gjykata.

EMISIONET