Von der Leyen në Kiev për Ditën e Europës, Moska vijon bombardimet në kryeqytetin ukrainas

Ursula von der Leyen ndodhet në Kiev për të festuar Ditën e Evropës. Por pavarësisht vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, kryeqyteti ukrainas, është gjendur sërish gjatë natës nën sulmet ruse.

Von der Leyen në Kiev për Ditën e Europës, Moska vijon

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka zgjedhur të kalojë Ditën e Evropës në Ukrianë.

Përmes një postimi në twitter ajo shprehet se "prania ime në Kiev më 9 maj është simbolike, por është gjithashtu shenjë e një fakti vendimtar dhe shumë konkret: BE punon krah për krah me Ukrainën".

Në statusin e saj ajo ka komentuar edhe për paketën e re të sanksioneve të miratuara nga BE kundër Rusisë, e cila përfshin edhe kompanitë kineze që mbështesin industrinë ushtarake të Moskës.

Sipas saj përmes këtyre masave të reja synohet të rritet presionin ndaj Rusisë.

Por pavarëisht vizitës së paralajmëruar të von der Leyen, Moska ka vijuar bombardimet në Keiv.

Ndërkohë, në Rusi sot është Dita e Paradës. Në Belgorod, një qytet rus në kufi me Ukrainën, festimet janë anuluar për arsye sigurie.

9 maji, i njohur si "Dita e Fitores" brenda Rusisë, përkujton fitoren e vendit ndaj nazistëve në 1945.

Ndryshe nga Rusia për Bashkimin Evropian 9 maji është Dita e Evropës, që çdo vit feston paqen dhe unitetin në Evropë.

Kjo datë shënon përvjetorin e " Deklaratës së Schuman-it"historik që parashtroi idenë e tij për një formë të re bashkëpunimi politik në Evropë, që do ta bënte të pamendueshme luftën midis kombeve të Evropës.

Propozimi i Schuman-it konsiderohet të jetë fillimi i asaj që tani është Bashkimi Evropian.

lufta ne ukraine

EMISIONET