Zelensky: Koha për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE
Evropa është bërë e mundur nga mposhtja e së keqes së agresionit dhe sot ne po luftojmë përsëri bashkë të keqen e agresionit dhe politikën e urrejtjes që Rusia e solli tek ne në kontinent, kështu që tani na duhet një fitore e re, deklaroi sot presideti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
”Përpjekjet tona për një Evropë të bashkuar, për siguri dhe paqe duhet të jenë po aq të forta sa aspiratat ruse për të shkatërruar lirinë në Evropë”, theksoi ai, në një konferencë për shtyp në Kiev me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.
”E falënderova Ursulën për gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’i ofruar Ukrainës municione, një milion predha artilerie. Ne diskutuam çështjen kryesore të shpejtësisë së dorëzimit të këtij municioni sepse na duhet tani në fushën e betejës”, shtoi Zelensky.
”Ukraina ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pjesë përbërëse e zonës evropiane. Është koha për të hequr paqartësitë artificiale politike në marrëdhëniet midis Ukrainës dhe BE-së. Është koha për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE”, tha Zelensky