Ukraina godet sërish Moskën me dhjetëra dronë, mbyllen katër aeroportet e kryeqytetit rus pas alarmit ajror

Ukraina godet sërish Moskën me dhjetëra dronë, mbyllen

Ukraina ka ndërmarrë një tjetër sulm me dronë ndaj Moskës, vetëm pak ditë pasi goditi rafinerinë më të madhe të naftës në kryeqytetin rus.

Gjatë natës, autoritetet ruse pezulluan përkohësisht operacionet në katër aeroportet kryesore të Moskës për arsye sigurie.

Sipas autoriteteve lokale, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi dhjetëra dronë që po i afroheshin qytetit.

Kryebashkiaku i Moskës bëri të ditur se brenda një ore u neutralizuan 27 dronë, ndërsa numri total i dronëve të shkatërruar arriti në 70.

Fluturimet në aeroportet e kryeqytetit rifilluan normalisht rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Ndërkohë, forcat ruse kryen sulme gjatë natës në rajonet ukrainase të Zaporizhias dhe Odesës. Sipas autoriteteve ukrainase, nga sulmet humbën jetën dy persona, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

EMISIONET