SPAK “zbërthen” grupin e kok*inës së Salvador Aliut! Pjesë e tij edhe vrasësi i dyshuar i Mondi Mëhallës në Elbasan
Prokuroria e Posaçme ka zbërthyer grupin e Salvador Aliut, një nga personat që ishte kthyer në liderin e trafikut të drogës.
Sipas hetuesve, Salvador Aliu është një ndër personat kryesorë në grupin kriminal. I hetuari Oklid El Ouejdi është personi përgjegjës për pritjen, e më pas shpërndarjen e ngarkesave me kokainë në Evrope, të dërguar Ekuadori.
Kokaina e ardhur në Evropë, magazinohej në Belgjikë nga El Ouejdi, në shtëpi të sigurta, e më pas përpunohej e shpërndahej në vende të tjera të Evropës, si: Gjermani, Itali, Francë, Zvicër apo Angli.
Kokaina trafikohej e fshehur në automjete te modifikuara dhe pritej në këto vende nga anëtarë të tjerë të grupit kriminal.
Nisur nga komunikimet e të hetuarit El Ouejdit dhe pohimet e tij, rezulton se i hetuari El Ouejdi ka shitur deri në 30 - 40 kilogram kokainë në ditë, me dërgesa nga Belgjika e Holanda drejt Francës, Zvicrës, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Spanjës (ku e shkëmben me Canabis Sativa), Shqipërisë, Turqisë (ku e shkëmben me heroinë), apo edhe në Norvegji.
Shtetasi Naldi Yzeiraj, përveç fakteve të përmendura më sipër, në lidhje me rolin e tij për dërgimin e ngarkesave nga Ekuadori drejt porteve të Evropës, ashtu sikundër dhe Oklid El Ouejd kishte rolin e porositësit për llogari të vet.
Nalsi Yzeiraj identifikohet të mbajë kontakte të rregullta me lidhjet ekuadoriane të këtij grupi kriminal në Ekuador, si dhe me shtetas të tjerë në Evropë, të cilët shisnin edhe pjesën e tij të kokainës në Evropë.
Ky shtetas ka pasur dijeni edhe për vendndodhjet e magazinave ne Guayaquil, apo vende të tjera ne Ekuador ku operonte Salvatore Aliu.
Naldi Yzeiraj ka qenë përgjegjës edhe për financat e Salvatore Aliut, duke mbajtur shënim paratë e nisura drejt Ekuadorit, sasitë e trafikuara etj.
Ndërsa për sa i përket personave të tjerë të përfshirë, të cilët do të bënin të mundur daljen e lëndës narkotike në portet e Evropës dhe më pas shitjen e tyre në tregun evropian, nuk është arritur të identifikohen deri aktualisht.


