Shifër marramendëse! Manchester City gjen akordin për të blerë trajnerin që do të zëvendësojë Pep Guardiolën

Shifër marramendëse! Manchester City gjen akordin për të

Mançester Siti më në fund do të ketë trajnerin që ndiqte prej kohësh si zëvendësuesin e Pep Guardiolës. “Qytetarët” kanë gjetur akordin me Çelsin për të mundësuar transferimin e italianit Enco Mareska përsëri në radhët e nënkampionëve të Anglisë.

Mareska ishte nën kontratë me Çelsin, nga i cili u shkarkua në muajin janar të këtij viti dhe nuk mund të kalonte si trajner i lirë. Sipas “Sky Sport”, pas disa javësh negociata, Çelsi ka rënë dakord për të lënë të lirë trajnerin pas pagesës së 20 milionë eurove nga Siti.

Kësisoj, pas marrëveshjes verbale që është arritur mes palëve, Mareska do të firmosë largimin nga puna dhe do t’i bashkohet Mançester Sitit ku do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.

Për italianin është një kthim në radhët e këtij klubi, ku më parë ka drejtuar ekipin U23 dhe ishte më vonë edhe një nga asistentët e Pep Guardiolës.

EMISIONET