Izraeli mban pozicionet në Libanin jugor, Netanyahu: Nuk ka kufizime për ushtrinë

Izraeli mban pozicionet në Libanin jugor, Netanyahu: Nuk ka kufizime
Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga Libani jugor dhe do të vazhdojë të mbajë praninë e saj në atë zonë.

Sipas tij, forcat izraelite kanë liri të plotë veprimi për të ndaluar çdo kërcënim që mund të vijë nga grupi Hezbollah ose nga zona kufitare.

Ai ka bërë të ditur se ushtria do të qëndrojë në atë që Izraeli e konsideron “zonë sigurie” në jug të Libanit për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të mbrojtur banorët e veriut të vendit.

Izraeli e ka cilësuar këtë zonë si një tampon mbrojtës pas operacioneve ushtarake të kryera më herët gjatë muajit. Ndërkohë, Irani ka kërkuar që çdo marrëveshje paqeje me Shtetet e Bashkuara të përfshijë tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga territori libanez.

 

EMISIONET