Ç'po ndodh me Rod Stewart? Këngëtari ndërpret koncertin në Utah, 81-vjeçari përdor oksigjen në skenë

Ç'po ndodh me Rod Stewart? Këngëtari ndërpret

Rod Stewart u detyrua të ndërpriste për pak çaste koncertin e tij në West Valley City, Utah, të dielën, pasi u ndje keq në skenë dhe përdori një bombol oksigjeni për të marrë veten.

81-vjeçari, i cili po zhvillon turneun e lamtumirës të titulluar “One Last Time”, po performonte në një sallë në një qytet që ndodhet rreth 1300 metra mbi nivelin e detit, kur u pa dukshëm i lodhur dhe në vështirësi fizike. Sipas pamjeve të publikuara, ai u mbështet për një moment te pajisjet e skenës për të mbajtur ekuilibrin, para se ekipi i tij t’i sillte oksigjen.

“Shfaqja duhet të vazhdojë,” tha Stewart për publikun pasi mori disa frymëmarrje me maskë oksigjeni. “Pothuajse u fika. A do t’ju vinte keq nëse ulem për këtë këngë?” shtoi ai, duke vazhduar performancën i ulur.

Incidenti ndodhi vetëm pak javë pasi këngëtari kishte anuluar disa koncerte për arsye shëndetësore. Ai ishte diagnostikuar me një infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që i shkaktoi laringit.

Megjithatë, një ditë pas një anulimi tjetër koncerti në San Diego, ai u pa në një ndeshje të Kupës së Botës në Boston, duke udhëtuar me avion privat me dy djemtë e tij, gjë që shkaktoi edhe kritika në media.

Pavarësisht problemeve shëndetësore të fundit, Stewart ka deklaruar se nuk planifikon të tërhiqet plotësisht nga muzika live, duke theksuar se do të vazhdojë të performojë në skenë, edhe pse ka reduktuar turnetë e mëdha botërore.

EMISIONET