Italia kërkon fundin e luftimeve në Liban/ Tajani: Duhet të ndalen sulmet mes Hezbollahut dhe Izraelit

Italia kërkon fundin e luftimeve në Liban/ Tajani: Duhet të

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka bërë thirrje për ndërprerjen e përshkallëzimit të konfliktit në Liban, duke theksuar nevojën për t’i dhënë fund sulmeve mes Hezbollah dhe Izrael.

“Ne gjithashtu duhet të arrijmë të ndalojmë luftimet në Liban, në mënyrë që Hezbollahu të mos sulmojë më Izraelin dhe Izraeli të mos bombardojë më Bejrutin”, deklaroi Tajani.

Kryediplomati italian nënvizoi se Italia do të vijojë angazhimin e saj në rrugë diplomatike për të kontribuar në uljen e tensioneve dhe stabilitetin e rajonit.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë në nivel diplomatik. Jemi gjithashtu të gatshëm të garantojmë një prani në Liban për të ndihmuar në forcimin dhe organizimin e forcave të armatosura të vendit”, tha ai.

Sipas Tajanit, forcat e armatosura libaneze duhet të kenë kontroll të plotë mbi territorin e vendit. Ai theksoi se nuk është e pranueshme që një pjesë e territorit libanez të mbetet nën kontrollin e Hezbollahut.

EMISIONET