Transportonin drogë drejt Arabisë Saudite, e kishin fshehur brenda 2000 shegëve

Transportonin drogë drejt Arabisë Saudite, e kishin fshehur brenda

Autoritetet libaneze kanë arrestuar dy vëllezër të dyshuar për kontrabandë droge, e zbuluar në dërgesat me shegë në Arabinë Saudite. Për këtë arsye mbretëria e Arabisë Saudite ka ndaluar tregtimin e frutave  dhe perimeve Libaneze.

Çështja është ende në hetim dhe një person i tretë i dyshuar po ndiqet nga Interpol.

Kështu 2,000 shegë nga rreth 80,000 të tilla në total, ishin të mbushura me pilula Captagon.

Ndalimi nga Arabia Saudite erdhi teksa Libani po kalon krizën më të keqe ekonomike në histori.

Megjithëse Arabia Saudite ka qenë një mbështetëse kryesore e Libanit, ajo gjithashtu ka qenë në një luftë rajonale me Iranin, aleatin kryesor të grupit të fuqishëm militant libanez Hezbollah.

Tensioni midis dy centraleve rajonalë shpesh ka çuar në një bllokim në vendimmarrjen në politikën libaneze.  Arabia Saudite është ndër vendet e Gjirit që vendosi sanksione ndaj Hezbollahut.

Unioni i Fermerëve të Libanit i bëri thirrje mbretërisë të shfuqizojë vendimin e saj. Ata shprehen se gabimi i një personi ose i një bande kriminale nuk duhet të jetë një arsye për të ndëshkuar popullin Libanez.

EMISIONET