Portugali-Uzbekistan/ I'u deshën vetëm 6 minuta, Cristiano Ronaldo shënon golin e parë këtë botëror (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë në këtë Kupë Bote. Në ndeshjen mes Portugalisë dhe Uzbekistanit, “luzitanët” gjetën avantazhin që në minutën e 6-të.
Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Joao Cancelo, Cristiano Ronaldo nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Festë e madhe te Portugalia dhe të gjithë përqafojnë Cristiano Ronaldon, pas kritikave të shumta që mori pas barazimi 1-1 ndaj D.R. Kongo në ndeshjen e parë.
Ky është goli i 9-të në historinë e Kupës së Botës për Cristiano Ronaldon, ndërsa është goli i 974-të në gjithë karrierën e tij. Portugezi është lojtari i vetëm në histori që ka shënuar në 6 Botërorë rresht.
— @talkFootX | follow (@AlethaCris35481) June 23, 2026
