Mehmeti: Arsimi nuk krahasohet me Europën, por me vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës

Pedagogu Ndriçim Mehmeti, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e arsimit në Shqipëri, duke deklaruar se rezultatet e sistemit arsimor mbeten larg standardeve europiane.

Sipas Mehmetit, ndërsa Shqipëria synon integrimin në Bashkimin Europian, niveli i arsimit vazhdon të krahasohet me vende të Lindjes së Mesme .

Gjatë intervistës, Mehmeti komentoi edhe përmbylljen e Maturës Shtetërore, duke vlerësuar se mungesa e publikimit të tezave nuk duhet të konsiderohet tregues i suksesit të sistemit.

Mehmeti theksoi se sfida kryesore mbetet përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe afrimi i tij me standardet e vendeve europiane, përtej administrimit teknik të provimeve kombëtare.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET