Tabaku: Problemet me Maturën cenojnë meritokracinë
Drejtuesi i Portalit Studentor, Gevio Tabaku, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, foli për përmbylljen e Maturës Shtetërore dhe problematikat që, sipas tij, vazhdojnë të shoqërojnë këtë proces.
Tabaku u shpreh se Matura Shtetërore nuk ka pësuar ndryshime thelbësore ndër vite, ndërsa theksoi se mungesa e daljes së tezave nuk është e mjaftueshme për ta konsideruar procesin një sukses.
Sipas tij, problem mbetet mënyra e zhvillimit të provimeve brenda qendrave të testimit, ku sipas tij ka raste që cenojnë përqendrimin e nxënësve dhe integritetin e procesit.
Ai solli si shembull edhe ndikimin që kanë rezultatet e maturës në pranimin në universitet, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e pikëve për degët e studimit lidhet drejtpërdrejt me rezultatet e provimeve të maturës.
Sipas Tabakut, çdo problem në administrimin e provimeve ndikon te mundësitë e nxënësve më të mirë dhe cenon besimin te një proces i drejtë përzgjedhjeje.
Ndiqni emisionin e plotë:

