Mehmeti: Cilësia e arsimit është përqendruar në pak shkolla

Pedagogu Ndriçim Mehmeti, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ka folur për situatën e arsimit në vend dhe përmbylljen e Maturës Shtetërore.

Gjatë intervistës, Mehmeti u ndal te cilësia dhe pabarazia në sistemin arsimor, duke deklaruar se nxënësit nuk kanë të njëjtat mundësi arsimimi në të gjithë vendin.

Sipas tij, cilësia më e lartë arsimore është e përqendruar vetëm në disa institucione të caktuara, kryesisht në zonat qendrore të kryeqytetit.

Ai theksoi se sfida kryesore e sistemit arsimor mbetet krijimi i mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit, pavarësisht vendbanimit apo shkollës ku studiojnë.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET