Rusia zgjeron frontin/ Pretendon marrjen e dy vendbanimeve të reja në Ukrainë

Ministria ruse e Mbrojtjes përmes njësive ushtarake "Sever" dhe "Vostok" ka lëshuar pretendimet, ndërsa nga ana tjetër Ukraina aktualisht nuk ka bërë asnjë koment zyrtar.
Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll dy vendbanime strategjike ukrainase dhe ka ndërmarrë një sulm masiv ndaj infrastrukturës ushtarake.
Janë goditur 148 lokacione të infrastrukturës ushtarake ukrainase me aviacion, dronë, raketa dhe artileri.Rusia pretendon se ka interceptuar 7 bomba të drejtuara, 1 raketë taktike me rreze të gjatë dhe 602 dronë ukrainas brenda 24 orëve.
Flota e Detit të Zi raporton se ka shkatërruar dy dronë detarë ukrainas.
Lajmi u bë i ditur në përditësimin e përditshëm të Ministrisë ruse të Mbrojtjes në platformën sociale Max. /AA


