NGJARJA E VELIPOJËS/ Autori i 4 viktimave arratiset 'nën hundën' e policisë (EMRI)

Një person i dyshuar për veprën penale "Vrasja me dashje", ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", është larguar nga banesa ku mbahej nën mbikëqyrje policore. Policia ka nisur menjëherë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Guerrile" në Shkodër, shërbimet e Policisë konstatuan se shtetasi Hasan Ferracaku nuk ndodhej në banesën ku po vuante masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të vendosur nga Gjykata.

Pas konstatimit të largimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, organizuan kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera ku dyshohet se ai mund të jetë fshehur.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa kontrollet për gjetjen e Hasan Ferracakut janë ende në vijim.

EMISIONET