VIDEO/ Makina shpërthen në flakë në rrugën e Qeparoit, shkrumbohet plotësisht
Një incident është regjistruar ditën e sotme në rrugën e Qeparoit, ku një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.
Sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë nje defekt teknik në automjet, i cili ka shpërthyer ndërkohë që ishtë në lëvizje.
Nuk raportohen persona të lënduar nga ky incident, ndërsa intesiteti i flakëve e ka bërë të pamundur shpëtimin e mjetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e shërbimit zjarrëfikëse të Himarës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

