Tuchel ka një apel për prindërit anglez: Mos i çoni fëmijët në shkollë, lërini të shohin Kombëtaren!

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka bërë një apel të veçantë për prindërit anglezë përpara ndeshjes së 1/8-ave të Kupës së Botës ndaj Meksikës, duke i ftuar të lejojnë fëmijët e tyre të ndjekin takimin, edhe pse zhvillohet në orët e para të mëngjesit.
Për shkak të diferencës së orës me Meksikën, sfida në stadiumin “Azteca” do të luhet në orën 01:00 të natës në Mbretërinë e Bashkuar, mes të dielës dhe të hënës, një orar që përkon me një ditë normale mësimi.
Me një dozë humori, por edhe serioziteti, Tuchel u kërkoi prindërve të justifikojnë mungesën ose lodhjen e fëmijëve në shkollë.
“Shkruani një justifikim dhe lërini të shohin ndeshjen. Shkollë do të kenë edhe për shumë vite, ndërsa Kupa e Botës zhvillohet vetëm një herë në katër vjet. Lërini të mbështesin Anglinë, sepse na pret një ndeshje shumë e rëndësishme dhe kemi nevojë për përkrahjen e të gjithëve, sidomos të fëmijëve”, deklaroi tekniku i “Tre Luanëve”.
Anglia do të përballet me Meksikën në një duel vendimtar për një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.


