Kryengritje në Zvicër/ Ultrakonservatorët i kthejnë shpinën Papës dhe shpallin "luftë"

Shoqëria ultrakonservatore e Shën Piut X (SSPX), me qendër në Écône të Zvicrës, e udhëhequr nga Eprori i Përgjithshëm, Davide Pagliarani. Në krahun tjetër qëndron Papa Leo XIV dhe Vatikani
SSPX shuguroi katër peshkopë të rinj gjatë një ceremonie disorëshe para mijëra besimtarëve, duke injoruar plotësisht ndalimet dhe thirrjet e fundit të Papës.
Grupi tradicionalist i sheh reformat modernizuese të Vatikanit si një "vetëshkatërrim të Kishës". Sipas udhëheqësit të tyre, Davide Pagliarani, ata janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim për ta "shpëtuar" atë.
Papa Leo XIV bëri një apel publik "Ju lutem kthehuni!", duke paralajmëruar se ky hap është një akt përçarës që i bën sakramentet e tyre të pavlefshme.
Sipas ligjit kanonik të Kishës Katolike, shugurimi i peshkopëve pa lejen e Papës konsiderohet një shkelje tejet e rëndë. Kjo sjell shkishërimin automatik pra, përjashtimin nga Kisha të të gjithë personave të përfshirë dhe shënon një ndarje zyrtare e të qartë nga Vatikani./DPA News


