"R*pt ku ti kesh"- Tiktokeri që lë fëmijën rrugëve nuk po i përtyp dot kritikat

Kur i leverdis, jeta private bëhet serial me episode të përditshme. Kur publiku jep mendim, fillon revolta.
Një qytetare i ka dërguar JOQ Albania një denoncim ndaj tiktokerit Arnold Damazeti, duke pretenduar se pas një komenti ku e quajti “të papërgjegjshëm”, ai e kontaktoi me mesazhe fyese, kërcënime verbale dhe telefonata të njëpasnjëshme. Sipas saj, kritika lidhej me faktin se, në vend që të ishte pranë nënës së fëmijës së tij, ai ka zgjedhur ta trajtojë situatën në intervista dhe rrjete sociale.
Ironia është se askush nuk ia hapi derën e shtëpisë për t’i parë hallet. Ishte vetë ai që vendosi t’i shndërrojë në përmbajtje publike. Një ditë deklaroi se do të bëhej baba, më pas se nuk e ndjente fëmijën si të tijin, më pas se nuk do të bënte test ADN-je dhe më pas vijoi me deklarata të tjera. Të gjitha këto janë bërë publike me zgjedhjen e tij.
Ekspozimi i jetës private sjell në mënyrë të pashmangshme edhe reagimin e publikut. Nuk mund të kërkosh vëmendje vetëm kur të intereson dhe të refuzosh kritikat kur nuk të pëlqejnë. Nëse zgjedh ta bësh jetën tënde publike, duhet të pranosh edhe komentet dhe opinionet e të tjerëve. Nëse nuk dëshiron të komentohesh, mos e kthe jetën private në përmbajtje për rrjetet sociale./JOQ

