Balogun në historinë e Botërorëve, iu bashkohet Zidane dhe Ronaldinhos

Sulmuesi i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, ka hyrë në historinë e Kupës së Botës 2026, duke regjistruar një statistikë tepër të rrallë.
Në ndeshjen e fazës së 1/16-ave ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, Balogun arriti të shënojë gol, por më pas u ndëshkua edhe me karton të kuq, duke u bërë vetëm lojtari i katërt në historinë e Botërorëve që realizon një gol dhe përjashtohet në të njëjtën ndeshje të fazës me eliminim direkt.
Me këtë arritje, sulmuesi amerikan i bashkohet një liste ekskluzive ku bëjnë pjesë legjenda të futbollit botëror si Zinedine Zidane, i cili shënoi dhe u përjashtua në finalen e Botërorit 2006, Ronaldinho në çerekfinalen e Kupës së Botës 2002 dhe Garrincha në gjysmëfinalen e Botërorit 1962.
Pavarësisht daljes së Balogun me karton të kuq, Shtetet e Bashkuara ruajtën avantazhin 2-0 ndaj Bosnje dhe Hercegovinës në ndeshjen e vlefshme për një vend në fazën çerekfinale të Kupës së Botës 2026.

