Pas 45 vitesh i shpallur në kërkim, arrestohet ushtari që vr*u ish-presidentin Ziaur Rahman

Pas 45 vitesh i shpallur në kërkim, arrestohet ushtari që vr*u

Policia e Bangladeshit ka deklaruar ditën e martë se ka arrestuar një oficer ushtarak në pension, i cili ishte kërkuar prej 45 vitesh për rolin e tij në vrasjen e ish-Presidentit Ziaur Rahman, babait të kryeministrit aktual Tariq Rahman. Ziaur Rahman, një hero i luftës së pavarësisë së Bangladeshit në vitin 1971 dhe shef i forcave të armatosura të vendit, u zgjodh president në vitin 1977.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ai u vra katër vjet më vonë, gjatë një grushti shteti të dështuar, ndërsa ishte në një vizitë zyrtare në qytetin e Chittagong.

Një gjykatë ushtarake në Daka gjykoi 18 ushtarë për vrasjen dhe 13 prej tyre u dënuan me vdekje dhe u varën. Megjithatë, policia kishte vite që kërkonte majorin Mohammad Mozafar Hossain, i cili dyshohej për përfshirje në komplotin kundër Rahmanit.

"Mohammad Mozafar Hossain ishte i arratisur që nga viti 1981 dhe ne e arrestuam sot. Ai u largua nga Bangladeshi menjëherë pas grushtit të shtetit dhe që atëherë jeton jashtë vendit. Gjatë marrjes në pyetje, ai na shpjegoi rolin e tij në vrasje", konfirmoi kreu i policisë gjyqësore, Mohammad Shafiqul Islam.

EMISIONET