Pankartë provokuese në Teheran/ Trump dhe familja e tij paraqiten në ar*ivole

Një pankartë gjigante kundër presidentit amerikan Donald Trump është vendosur në një zonë qendrore të Teheranit, duke e paraqitur atë brenda një arkivoli së bashku me anëtarët e familjes së tij.
Në imazhin e ekspozuar shihen arkivole simbolike të Trump, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, të mbuluara me flamuj amerikanë, në një mesazh të fortë politik në mes të tensioneve të vazhdueshme mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Vendosja e pankartës vjen në një periudhë kur retorika mes dy vendeve është përshkallëzuar. Presidenti amerikan ka deklaruar se sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa ai të vendosë t’i ndalë, ndërsa ka paralajmëruar edhe goditje ndaj infrastrukturës energjetike iraniane nëse Teherani refuzon të hyjë në negociata.
Autoritetet iraniane dhe mediat pranë tyre kanë përdorur shpesh pankarta dhe imazhe me mesazhe kundër udhëheqësve amerikanë dhe izraelitë gjatë periudhave të tensioneve politike dhe ushtarake me Perëndimin.

