Pandemia anulon për herë të dytë Festivalin e Birrës në Gjermani

Pandemia anulon për herë të dytë Festivalin e Birrës

Për shkak të pandemisë së Covid-19, Festivali i Birrës në Gjermani është anuluar për herë të dytë radhazi. Oktoberfest është festivali më i madh publik në Mynih, i cili mbledh çdo vit rreth 6 milion vizitorë nga e gjithë bota.


Ky festival është i njohur nga cilësia më e mirë e birrës që shërbehet, ku çmimi varjon nga 11,90 euro deri në 16,00 euro.
Për çdo vit konsumohen rreth 8 milionë litra birrë, e cila është një shifër e madhe e konsumimit por edhe e fitimit e të ardhurave nga turizmi në këtë qytet.


Gjermania ka vaksinuar deri më tani më shumë se 28% të popullsisë, por megjithatë frika për përhapje të koronavirusit është e madhe, pasi nëse festivali do të zhvillohej vizitorët nuk do të respektonin masat si ruajtja e distancës fizike dhe vendosja e maskës. Këtë vit Oktoberfest ishte planifikuar të mbahej nga data 18 shtator deri më 3 tetor.

 

 

 

EMISIONET