Bleu 3 shtëpi për 1 euro.... por po shpenzon mijëra për t'i riparuar

Bleu 3 shtëpi për 1 euro.... por po shpenzon mijëra për

Një grua nga Kalifornia që ka blerë tre shtëpi në Itali, vetëm për 1€, paralajmëron se kostot reale të rinovimit të pronave janë të shtrenjta dhe nëse nuk i rinovon brenda 3 viteve, atëherë ajo do të gjobitet me 5.000 euro.

Konsulentja dhe biznesmenia, Rubia Daniels, është një ndër personat e parë, që bleu 3 shtëpi vetëm për 1 euro,  në Mussomeli, Sicili, në vitin 2019.Në udhëtimin e saj të parë në Siçili, ajo bleu tre shtëpi për 1€, një shtëpi për vete dhe dy për fëmijët e saj.

Përveç se çmimit të lirë, ishte mikpritja e banorëve të zonës që, bëri Rubia të blejë tre shtëpi për 1 euro. "Në përgjithësi, vendasit kanë qenë shumë pozitivë dhe mikpritës. Ata me të vërtetë e bëjnë të lehtë për njerëzit që të jetojnë dhe të ndërtojnë ëndrrat e tyre këtu. Mussomeli po bëhet vend multikulturor me njerëz nga e gjithë bota" thotë ajo për DailyMail.

Por në Mussomeli, blerësit duhet t'i rinovojnë shtëpitë brenda tre viteve, ndryshe do të përballen me një gjobë prej 5,000 €. Çmimet e rinovimeve mund të shkojnë midis 100 € deri 700 € për metër katror, ​​dhe shtëpitë variojnë nga 11 në 190 metra katrorë në madhësi.

 

Daniels ka shpenzuar 12,000 dollarë në një shtëpi deri më tani dhe pritet të shpenzojë rreth 20,000 dollarë për secilën shtëpi. Vitet e fundit, qytetet italiane kanë luftuar shpopullimin duke shitur banesa të lira për vetëm 1 € secila.

 

 

EMISIONET