Çfarë po ndodh në Paris? Radhë të gjata qytetarësh jashtë tualeteve publike

Me kafene, bare dhe muze të mbyllura për shkak të koronavirusit , parizienët po përballen me problemin e gjetjes e një tualeti publik në qytet.

Si rrjedhojë, janë krijuar radhë të gjata jashtë tualeteve publike.

Çfarë po ndodh në Paris? Radhë të gjata

Veçanërisht, tani që moti po ngrohet dhe shumë njerëz duan të shëtisin jashtë dhe të qëndrojnë  në parqe, të gjesh një tualet publik është bërë shumë e vështirë.

"Është vërtet e vështirë, sidomos për vajzat, sepse gjithmonë ka radhë dhe tualetet janë të pakta," thotë Charlotte Le Merdy, një qytetare pariziene.

Mësohet se në qytet ka 435 tualete publike, por qytetarët ankohen se janë të pamjaftueshme.

Kryebashkiaku Anne Hidalgo tashmë po përballet me një tërësi ankesash për plehrat dhe neglizhencën ku qindra fotografi të pahijshme janë postuar në mediet sociale, me hashtag-un #saccageParis (hedhja e plehrave në Paris) javët e fundit.

 

EMISIONET