Moska: Çdo marrëveshje paqeje duhet të anulojë sanksionet dhe paditë ndaj Rusisë. Zgjatet marrëveshja e grurit

Moska: Çdo marrëveshje paqeje duhet të anulojë sanksionet

Çdo marrëveshje për Ukrainën duhet të përfshijë "anulimin e sanksioneve dhe të gjitha padive kundër Rusisë në gjykatat ndërkombëtare". 

Kështu ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cituar nga agjencia RIA Novosti. 

Për të arritur paqen, shtoi zëdhënësja në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme, është gjithashtu e nevojshme që "të ndërpritet furnizimi me armë dhe mercenarë në Ukrainë" dhe kthimi i Ukrainës në një status neutral, përveç "njohjes ndërkombëtare" të realiteteve të reja territoriale”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Ukrainës, e cila skadon në mesnatën e sotme. 

Presidenti turk nuk e specifikoi periudhën kohore, por nga Kievi, ministri i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov bëri të ditur se marrëveshja është zgjatur për 120 ditë. 

Në Twitter, Kubrakov falenderoi Erdoganin, Antonio Guterres dhe të gjithë "partnerët".

"Falë përpjekjeve tona të përbashkëta, 25 milionë tonë drithë ukrainas janë dorëzuar në tregjet botërore".

EMISIONET