PS konfirmon Ervin Demon për një mandat të dytë në krye të bashkisë Berat

PS konfirmon Ervin Demon për një mandat të dytë në krye

Partia Socialiste zyrtarizon Ervin Demon për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Beratit.

Drejtuesi politik i Beratit Bledi Çuçi tha se besimi te kandidatura e Demos është rezultat i punës që ka bërë këto katër vite.

"Në Asamblenë e Partisë Socialiste konfirmuam Ervin Demon si kandidati ynë për zgjedhjet e 14 majit. Besimi për një mandat të dytë është rezultat i punëve të mira që janë bërë këto 4 vite në Berat dhe garanci për vazhdimin e projekteve e investimeve që shndërrojnë këtë bashki në një qendër të rëndësishme të turizmit në vendin tonë".

Çuçi theksoi se Berati është një markë ndërkombëtare për vlerat që ka si pjesë e UNESCO-s, një qytet që meriton vëmendje të posaçme e që kurrsesi ne nuk mund ta lemë në duart e atyre që as nuk dinë e as nuk duan të punojnë për të.

Ai shtoi se PS është e mobilizuar si asnjëherë më parë jo vetëm për të fituar bashkinë, se këtë sipas tij nuk e dyshojnë as kundërshtarët e tyre, por për të siguruar edhe shumicën në Këshillin Bashkiak.

"Përgëzime Ervinit, socialistëve dhe qytetarëve të Beratit".

EMISIONET