Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, nis rrugëtimi në Conference League ndaj BATE Borisov

Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, nis rrugëtimi në

Skuadrat shqiptare nisin këtë javë rrugëtimin e tyre në kompeticionet europiane për sezonin 2026-2027, duke përfaqësuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Ekipi i parë që do të zbresë në fushë është AF Elbasani, që do të përballet me BATE Borisov në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:00.

Për Elbasanin, kjo sfidë ka një rëndësi të veçantë, pasi shënon rikthimin në kompeticionet europiane pas 20 vitesh.

Verdheblutë synojnë të hedhin një hap pozitiv në ndeshjen e parë përpara tifozëve të tyre.

Ndeshja e kthimit, e vlefshme për kualifikimin në raundin e dytë, do të luhet më 16 korrik në stadiumin “Mehdi Huseynzade”, në orën 19:00.

EMISIONET