FOTO/ Xhuli Nura shkëlqen në baby shower dhe emocionon me mesazhin për të ëmën

FOTO/  Xhuli Nura shkëlqen në baby shower dhe emocionon me mesazhin

Ish-banorja e njohur e "Big Brother VIP Kosova", Xhuli Nura, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente të ëmbla nga festa e saj e baby shower-it. Pjesa më emocionuese e festës ka qenë prania dhe dedikimi që ajo i ka bërë nënës së saj.

Krahas një fotografie ku shfaqet e buzëqeshur pranë të ëmës, Xhuli ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për ta përshkruar atë: "Emri ma i bukur n’botë: Nana".

Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave dhe ndjekësve, të cilët kanë shpërthyer në urime për pritjen e saj të ëmbël.

FOTO/  Xhuli Nura shkëlqen në baby shower dhe emocionon me mesazhin

Ndjekësit kanë vlerësuar maksimalisht marrëdhënien e ngushtë dhe të fortë që Xhuli ka treguar gjithmonë se gëzon me nënën e saj.

EMISIONET